Rrëfimi i futbollistit të Kamzës: Nuk blija dot as këpucët e futbollit

SHPËRNDAJE

Argjend Malaj ishte një nga “ish”-ët e Tiranës, i cili, të shtunën në radhët e Kamzës, u hakmor në njëfarë mënyre ndaj bardhebluve, të cilët nuk e aktivizuan asnjëherë. Ishte muaji shkurt i këtij viti kur Malaj u kthye pas një dëmtimi të rëndë në ligamentet e gjurit, që e kishte lënë jashtë fushës së blertë për gati një vit.

Malaj

Nuk ishte hera e parë që 23- vjeçari kalonte periudhë të vështirë me sukses. “Që fëmijë, si shumë të tjerë, kam pasur ëndërr të bëhesha futbollist. Si fëmijë nuk kam pasur mundësi financiare të paguaja anëtarësimin.

Por, meqë mbeta i vetmi në lagje, i cili nuk isha regjistruar në KEK, prindërit e mi, me gjithë vështirësitë financiare, vendosën ta paguanin për mua anëtarësimin. Nuk kisha para të blija as këpucë futbolli për lojë”, tregon Malaj në një bisedë me gazetën “Tesheshi”. Gjithsesi, lojtari kosovar ishte një nga më të mirët në fushën e lojës për ekipin e Kamzës.

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakMalota drejt rikthimit në Shkodër, Vllaznia bllokon Orelesin
Artikulli tjetërNga rrugët te urat, anijet e hotelet. Ç'shkruante shtypi francez për Shqipërinë në kohën e Zogut

S'KA KOMENTE

Comments are closed.