Rrëfimi i djalit që gjeti trupin e sirianit: Sytë i kishte ende hapur (FOTO)

Sep 3, 2015 | 17:35
SHPËRNDAJE

Një ditë pasi imazhet e një të mituri sirian të mbytur që ishte nxjerrë në breg nga deti, shokuan gjithë botën dhe shija e hidhur e kësaj tragjedie që po përjetojnë refugjatët na ka mbetur ende…vjen rrëfimi i djaloshit turk, banakier, i cili e gjeti trupin e të miturit në plazh.

njeriuAi tregon se si e tërhoqi trupin e pajetë të tre-vjeçarit sirian nga uji para se t’ia mbyllte me butësi për herë të fundit sytë e tij që djali thotë se i vogli i kishte ende të hapur.

njeriu2Adil Demirtas, 18-vjeçari banakier dhe kuzhinier në një hotel turk, tha se ai kishte kaluar pranë trupave të foshnjës siriane, si dhe trupit të një vajze të vogël të veshur me pantallona rozë, kur ai mbërriti në punë dje në mëngjes rreth orës 6.30.

njeriu3

 “Vrapova tek ata por isha shumë i frikësuar. Ata dukeshin ende të gjallë me një buzëqeshje të lehët në fytyrë. Sytë i kishin ende të hapura dhe unë ia mbylla ngadalë”, ka rrëfyer ai për “Daily Mail”, duke nënvizuar se ai tashmë e ka të pamundur të haje, të flejë pasi gjithmonë do të mendojë për këta dy fëmijë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura