Rrëfimi i bujshëm i Mesit: Juvja, favoritja kryesore për Champions. Nuk e kuptova largimin e Ronaldos nga Reali…

Sep 3, 2018 | 20:41
SHPËRNDAJE

Në një intervistë të gjatë për “Catalunya Radio”, është Lionel Mesi, që tashmë flet si kapiten i Barcelonës, dhe jep deklaratën se Juventusi është favorit këtë edicion për të fituar Champions Leaguen.

mesi

FJALIMI SI KAPITEN – Nuk isha i përgatitur se çfarë do të thosha, por isha gati të flisja si kapiten, kam dhënë mesazhin që katalanasit menduan dhe çfarë duan të gjithë anëtarët e skuadrës.

TË JESH KAPITEN – Për mua është krenari që të jem kapiten i Barcelonës për gjithçka që do të thotë. “Mënyra ime e veprimit nuk do të ndryshojë fare dhe jashtë fushës, unë kam qenë tashmë një kapiten pak kohë më parë, por jo si kapiten i parë.

REALI I MADRIDIT – Nëse Reali është një nga skuadrat më të mira në botë, është e qartë se me mungesën e Ronaldos, kjo i bën ata më pak të mirë, dhe tani, kjo e bën Juven favorite për të fituar në Champions.

VENDIMI I RONALDOS – Më habiti, nuk e imagjinoja dot të ikte nga Madridi, apo më pak të shkonte te Juventusi, pasi kishin kaq shumë ekipe që e donin.

REFUZIMI I OFERTAVE – Kam gjithçka këtu. Kam qenë në Barcelonë që 13 vjeç, te skuadra më e mirë në botë, dhe një nga qytetet më të mira në botë. Fëmijët e mi kanë lindur këtu, dhe nuk kam pse të shkoj diku tjetër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura