FOTO/ Rrëfimi i babait të katër djemve që ia vranë forcat serbe: Na i rrahën gratë dhe fëmijët. Mu shterën lotët nga dhimbja! Ja çfarë thotë për se arrestimin e ish-krerëve të UÇK-së

Nov 21, 2020 | 20:11
SHPËRNDAJE

Sheremet Sejdiu qe 22 vjet po pret drejtësi për katër djemtë e vrarë nga regjimi serb. Teksa thotë se i janë shterur lotët, ai mbetet ende me shpresën se një ditë drejtësia do të triumfojë. Masakra në fshatin Qirez prej nga vjen Sejdiu, në aktakuzën e Speciales u quajt sulm dhe jo masakër.

shsejdiu

Pak ditë para se të bëheshin 22 vjet nga vrasja e djemve të saj, vdiq nëna Adibe. Ajo i pa me sy forcat serbe duke ia vrarë djemtë.

Tani babai i Beqir, Nazmi, Bedri e Bekim Sejdiut thote se ndihet i zhgënjyer me drejtësine, ndersa tregon se cdo natë lutet që kriminelët serbë që ia vranë fëmijët të marrin dënimin e merituar.

Sheremet Sejdiu thotë se forcave serbe nuk iu mjaftoi vrasja e katër djemve por edhe i rrahën gratë dhe fëmijët.

Ai thotë se arrestimi i ish-krerëve të UCK’së e ka lënduar. Sipas tij kjo është padrejtësi sërish ndaj djemve të tij dhe gjithë të vrarëve dhe të masakruarve e viktimave të dhunimit serb.

Ai thotë se do të vdes me zhgënjimin dhe lëndimin se kriminelët serbë nuk u dënuan./ Gazeta express

djemte

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura