Rrëfimi i Apollon Baçes: Shikasi kanibal në 1996 kafshoi gazetarin

May 27, 2016 | 8:13
SHPËRNDAJE

Ish-gazetari i “Deutche Welle” dhe akademiku Apollon Baçe, për herë të parë sjell një dëshmi të rrallë dhe të rëndë lidhur me ngjarjen e 28 majit të vitit 1996 kur politikanë, gazetarë vendas dhe të huaj u rrahën barbarisht nga policë civilë të forcave speciale dhe punonjës të Shërbimit Informativ Kombëtar gjatë një proteste në sheshin “Skënderbej”.

apolloni

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Baçe mes të tjerave dha detaje lidhur me rrahjen shtazarake të gazetarit të gazetës “Dita” Bardhok Lala, i cili sot pikërisht për shkak të asaj ngjarje nuk e ushtron më profesionin dhe është invalid.

Baçe tregon: Tre punonjës të SHIK e rrëmbyen gazetarin Lala, e futën në një makinë dhe e qëllonin më ç’të mundin. Por duke qenë se autovetura ishte në ecje dhe hapësira e ngushtë nuk u lejonte ta qëllonin më fort, një nga punonjësit e SHIK-ut nisi ta kafshojë gazetarin në pjesë të ndryshme të trupit.

Më pas e çuan nga kodrat e liqenit artificial të Tiranës dhe atje ushtruan dhunë shtazarake. E vunë në buzë të ujit dhe e qëllonin me të shtëna pistolete në mënyrë të tillë që plumbat ti kalonin afër për ta terrorizuar sa më shumë. Pasi e dërrmuan nga të goditurat me shkelma e grushte dhe shkopinj gome dhe në fund e hodhën në ujë me mendimin që kishte vdekur. E gjeti një fshatar aty pranë dhe vetëm fati bëri që Bardhok Lala të mbijetojë.

Foto e botuar te "Zeri i Popullit" dhe "Koha jone"
Foto e botuar te “Zeri i Popullit” dhe “Koha jone”

Nuk e njoha kur e pashë në atë gjendje. Unë u tmerrova nga kjo ngjarje dhe duke qenë edhe drejtor I gazetës “Dita” takova urgjent presidentin Berisha. I tregova për ngjarjen dhe për këtë kanibal që shteti i asaj kohe kishte por nga biseda kuptova gjithçka kishte dalë jashtë kontrollit”.

Por sipas Baçes edhe më e rëndë ishte situata në Shqipëri për faktin se në drejtmin e strukturave të sigurisë kishte njerëz si Agim Shehu, zëvenmdësministër i Brendshëm dhe drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

“Për mua ky është njeriu më negative që ka pasur shteti shqiptar që nga rrëzimi I komunizmit. “Vetë Berisha më tregoi se në një bisedë me të Shehu i kishte kërkuar që të me eliminonte mua. Por ka qenë ndërhyrja e Berishës që më shpëtoi jetën. Ishte kohë që jeta dhe vdekja ishin më pranë se kurrë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura