Rrëfimet e dy grave që i mbijetuan terrorit: Nuset që i shpëtuan tmerrit të ISIS-it

Sep 17, 2017 | 10:21
SHPËRNDAJE

Portreti i një gruaje Yazidi,

e mbajtur skllave nga ISIS

Syhan, 30 vjeç

Nga: Kojo, rajoni Sinjar

Data e marrjes peng: 15/08/ 2014

Kohëzgjatje e pengmarrjes: 10 muajscreenshot--2017-09-13-15-24-25

Syhan mbeti shtatzënë gjatë pengmarrjes dhe u arratis kur ishte në muajin e tetë. Qëndroi në Turqi për dy muaj, derisa foshnja lindi. U kthye në Irakun e Veriut, por nuk qe në gjendje ta sillte foshnjën me vete nga Turqia.

Ajo nuk e di ku ndodhet tani. Shënim i fotografes: Detajet identifikuese të vajzave janë fshehur, emrat janë ndryshuar dhe tipare apo dizajne identifikuese si tatuazhe janë fshirë, në mënyrë që të ishin sa më të sigurta. Fotot e Salim-it, si edhe historitë intime të rrëfyera prej grave, janë paraqitur në “Të arratisura”, një projekt i thellë dhe tronditës, i cili është pjesë e “Harta e Zhvendosjes”, një projekt i gjerë online që rrëfen historitë, i ndërtuar nga agjencia Metrography si edhe shumë shkrimtarë në të gjithë botën.

“Secila prej historive të tyre ishte tragjike. Vuajtja e tyre, shumë e madhe”- thotë Salim. “Ndjeva se ishte detyra ime ta tregoja, si një grua kurde dhe një fotoreportere që mund të lidhet me të në gjuhën e tyre. Bota duhet ta dijë çfarë po u ndodh atyre vajzave që mbahen ende peng”.

Në mes të nëntorit, forcat kurde, të mbështetura nga avionët luftarakë amerikanë, ia dolën të përzënë luftëtarët e ISIS nga qyteti i Irakut, Sinjar. Grupi militant kishte uzurpuar qytetin gushtin e vitit 2014, duke vrarë dhe skllavëruar një numër të madh të minoritetit fetar Yazidi, në atë që u bë e njohur si Masakra e Yazidi-it. Mijëra Yazidi u strehuan në malin Sinjar, ku u përballën me kushte të pashpresa, ndërsa prisnin për shpëtim.

Në fshat, burra, fëmijë dhe gra të moshuara u vranë, ndërsa mijëra gra të reja u morën peng, u përdhunuan dhe u shitën si skllave. Nga afër, historinë e ndoqi një fotoreportere kurde, e quajtur Seivan Salim, e lindur në Irak, por e detyruar të largohej qysh fëmijë. Në një kamp refugjatësh, muaj pas masakrës, ajo u njoh me disa nga gratë që kishin mundur të arratiseshin prej skllavërisë dhe u trondit aq shumë nga historitë e tyre sa e kuptoi se duhej të bënte diçka, gjithçka, për ta nxjerrë padrejtësinë në dritë.

Portret i një gruaje Yazidi,

e mbajtur skllave nga ISIS

Jihan, 20 vjeç

Nga: Sinon, zona Sinjar

Dita e pengmarrjes: 04/08/2014

Kohëzgjatja: 10 muajscreenshot--2017-09-13-15-24-32

“Më futën mua dhe 14 vajzat e tjera në një kamion dhe na çuan në Mosul. Ishim të gjitha të reja dhe simpatike. Nuk qëndruam gjatë atje, na çuan në një fshat të vogël ku qëndruam për 15 ditë. Kushtet atje ishin të tmerrshme. Na futën në një dhomë të qelbur dhe u sëmurëm të gjitha. Pastaj na çuan në Raqqa, në Siri.

Na thanë se do të na shisnin, disave si nuse për luftëtarët. Ishte një i nxehtë i padurueshëm dhe ishin 150 prej nesh në një shtëpi pa dritare, pa ajër. Një pasdite, rreth 20 burra hynë në shtëpi dhe nisën të na rrahin. Na ulëritën se ishim skllavet e tyre dhe duhet t’u bindeshim dhe të bënim gjithçka na thuhej të bënim.

Na thanë se do na ndëshkonin , por nuk do të na vrisnin kurrë sepse parapëlqenin të na torturonin”. Përpara se t’i fotografonte, Salim dëgjoi rrëfimet e tyre. Shumë ishin tejet të traumatizuara për të folur se ç’u kishte ndodhur. Disa ishin shitur disa herë. Disa kishin mbetur shtatzëna prej pengmarrësve të tyre. Shumë prej familjeve të tyre ishin vrarë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura