Rrëfehet vëllai i 55-vjeçarit: Ja përse e vranë Luanin

May 30, 2016 | 13:02
SHPËRNDAJE

Kemi pasur prej kohësh konflikte me autorin, por nuk mendonim se gjerat do arrinin deri këtu”. Kështu ka deklaruar në një intervistë për Televizionin Klan vëllai i 55-vjeçarit, Luan Koprencka, i cili mbeti viktimë mëngjesin e sotëm pasi një sherri me thika në Kombinat.

vvvv

Në foto vëllai i 55-vjeçarit, Luan Koprencka

Ai ka treguar se konflikti me Alban Hyka ka nisur pasi Luani jetonte në katin e dytë të një banese, ku poshtë (në katin e parë), i riu kishte hapur një lokal.

 

Viktima, Luan
Viktima, Luan Koprencka

Në foto autori i dyshuar dhe viktima

Luani jetonte në katin e dytë të banesës. Poshtë kishte një lokal që ishte hapur kohët e fundit. Kemi pasur konflikte për shkak të zhurmave të lokalit. Gjithashtu edhe pasi nga shtëpia e Luanit rridhte ndonjëherë ujë poshtë, për shkak të amortizimit të ndërtesës. Ai jetonte në kushte të vështira ekonomike. Për vrasjen tani e kemi lënë në dorë të shtetit”, ka thënë vëllai i 55-vjeçarit për Televizionin Klan./tvklan.al  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura