Rrëfehet Shpëtim Duro: Nuk ndikoi arbitri ndaj Partizanit, ju tregoj pse zgjodha të drejtoj Laçin

Mar 18, 2021 | 18:02
SHPËRNDAJE

Trajneri i Laçit, Shpëtim Duro, i është përgjigjur Partizanit, pas akuzave të klubit të kuq, se kurbinasit u ndihmuan nga arbitri Kridens Meta, në çerekfinalen e Kupës. Në një intervistë për “Sport News” në “News24”, me gazetaren Enxhi Biba, duro është shprehur se pas moviolës, ka parë që në ndeshje janë mohuar dy penallti, një për Partizanin dhe një për Laçin. Gjithashtu më tej, Duro zbulohe edhe arsyen pse zgjodhi të marrë drejtimin e Laçit.

bandicam 2021-03-18 17-35-11-506

GJYKIMI– Për ato që kemi bërë deri tani, patjetër që e meritonim kualifikimin. Nuk mendoj se ndikoi arbitrimi, gjatë ndeshjes jemi edhe në situata tensioni. Edhe nëse do kualifikohej Partizani do e meritonte, por edhe ne e meritonim. Ishin dy skuadra në momenti të mirë. Shikohej si një duel interesant. Pas ndeshjes jemi më të qartë. I kam parë edhe kronikat, edhe unë jam i mendimit dhe duke iu referuar specialistëve të moviolës, ishin 2 penallti të pa dhëna, një për Partizanin dhe një për ne.

DREJTIMI I LAÇIT- Karriera ime është shumë e gjatë.  Trajner në nivel të larta, kam 25 vite, jam trajneri më i vjetër në Shqipëri. Laçi nuk ka emrin si Partizani dhe Tirana, por është një skuadër që në dekadën e fundit ka qenë protagoniste me trofe dhe në Europë. Kur mu bë oferta nga Laska isha i lirë. Kam hezituar për një moment, jo se nuk doja, por ishin në një moment të vështirë, me vetëm 7 pikë, duke ditur edhe objektivat madhore. Megjithatë isha papunë dhe e pranova. Nëse kjo do ndodhte në verë, nuk do hezitoja aspak. Kur e fillon aventurën nga fillimi, është më ndryshe.

INDUSTRIALI– Asokohe Laçi ka qenë poshtë, në kategorinë poshtë. Ka pasur edhe fjalë, “pse shkon atje”, etj. Por, trajneri duhet të rrezikojë. Unë e mora skuadrën në moment të vështirë. Futbolli tani ka gjeografi të ndryshme. Tani është një situatë tjetër. Laçi ka ndoshta fushën më të mirë në Shqipëri, ka president shumë pasionant, që rri pranë skuadrës, janë ndihmë për skuadrën këto.

E ARDHMJA- Puna e trajnerit është e paparashikueshme, tani jemi shumë mirë. Jemi në vendin e parë dhe në gjysmëfinale, por janë provizore. Për mua do të jetë nja kampionat shumë i vështirë. Do shikojmë si do shkojnë ngjarjet deri në fund, nëse arrihet diçka madhore, mund të vijë edhe rinovimi. Por, nuk është vetëm në dorën time, e ka edhe klubi në dorë këtë.

Laci2

LAÇI NDRYSHE NGA EKIPET E KALUARA– Laçi në raport me sezonin e kaluar nuk ka ndryshime. Edhe vjet bënë shumë mirë, shkuan në Kupat e Europës. Morën disa elementë në verë. Në p[periudhën që drejtoi Cungu, nuk kishte edhe shumë fat. Pasi kishte shumë dëmtime dhe mungesa. 2-3 lojtarë ta ndryshojnë skuadrën. Për fatin tim, as unë nuk e besoja se do arrinim deri këtu. Unë nuk jam i gëzuar. Duhet të përfundojmë me sukses sezonin.

TIFOZ I PARTIZANIT- Unë jam tifoz që i vogël, nuk e vë në dyshim. Jeta ka qenë e lidhur me Partizanin, si lojtar dhe trajner. Profesioni është i tillë. Unë në çdo skuadër ku kam qenë kam dhënë maksimumin. Mua nuk më vjen keq, më vjen të mirë ta them, bilanci ndaj Partizanit këtë vit ka qenë pozitiv. Sot më ka bërë përshtypje, që kur takoj tifozë të Partizanit, më urojnë për kualifikimin. Edhe unë i Partizanit jam, por këto janë kushtet.

PERSONI QË NDIKON NË FORMACION? Vetëm unë. Debate mund të ketë për punën, edhe me presidentin herë pas here. Ne i japim llogari atij, pasi është ai që paguan. Por, zgjedhjet teknike i kam unë me stafin. Kjo na ka bërë që deri në këto momente të jemi të suksesshëm. Kur secili bën punën e tij, është e padiskutueshme që çdo gjë mund të shkojë mirë.

TITULLI DHE KUPA ME LAÇIN- Unë kam drejtuar skuadra që kanë fituar trofe. Në këto situata, kam qenë në vitin e parë që fituam titullin me Skënderbeun. Ishte e vështirë, pasi mungonte prej 70 viteve. Pas atij titulli Skënderbeu ndryshoi totalisht, duke fituar për 7 sezone. Do jetë shumë e vështirë deri në fund, por jemi në luftë me 3 skuadra të tjera. Nëse fiton Laçi, mund të nisë një rrugë e re për të ardhmen. Të shikojmë deri në fund si do jetë situata, për të marrë titullin.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura