Rrëfehet Nasip Naço: Ja pse ika nga Drejtësia. Akuzon Fatmir Xhafën

May 6, 2016 | 13:10
SHPËRNDAJE

Gjashtë muaj pas dorëheqjes së bujshme ish-ministri i Drejtësisë Nasip Naço zbulon arsyet e dorëhejes së tij. I ftuar në emisonin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku ai deklaroi se nuk kishte bashkëpunim mes institucioneve të larta të shtetit dhe ndodhur në këtë gjendje e kishte të pamundur ushtrimin e detyrës.

nasip naco

Por Naço tegoi edhe një detaj që për mazhorancën është në kufijtë e një skandali. I pyetur nga gazetarit Qafoku nëse kryetari i komisonit parlamentar të ligjeve Fatmir Xahafa i kishte vënë në dispozicion drafin për reformën në drejtësi, ndërkohë që të gjitha institucioneve të tjera ua kishte vënë në dispoiziucion Naço tha:

“Mua nuk më kujtohet që Xhafa të me këtë dhënë draftin e reformës në drejtësi dhe nuk më kujtohet gjithashtu që unë t’ia kem dorëzuar këtë draft pasardhësit tim Ylli Manjani kur dorëzova detyrën”.

Ndonëse jo me artikulim të qartë, Naço konfirmon atë që ish-kryeministri Berisha deklaroi për dorëheqjen e tij se Naço ishte mënjanuar nga reforma në drejtësi duke u zëvendësuar me Xhafën, prandaj dha dorëheqjen.

Më 9 nëntor 2015 ministri i drejtësisë Nasip Naço dha dorëheqjen duke i dorëzuar kryeministrit Rama këtë tekst: “Duke ju falënderuar për bashkëpunimin e deritanishëm, por duke qenë i bindur se reforma në drejtësi dhe përmbushja e një roli më thelbësor të ministrisë së Drejtësisë në përmirësimin e mirëqeverisjes dhe funksionimin e drejtësisë kërkon një nivel më të lartë të bashkëpunimit dhe bashkëveprimit të të gjithë aktorëve, jap dorëheqjen time si ministër i Drejtësisë. Duke shpresuar që në çdo rast ky akt të ndihmojë në krijimin e bashkëpunimit të kërkuar për reformimin e sistemit të drejtësisë”.

Ndërkohë Nasip Naço tashmë as deputet ndryshe nga ministrat Shkëlqim Cani dhe Blendi Klosi që i mbajtën edhe postin e ministrit dhe mandatin e deputetit, bëri edhe një analizë të situatës politike duke thënë se në zgjedhjet e vitit 2017 LSI synon vendin e parë.

Ai nuk artikuloi frazën “Ilir Meta kryeministër”, por pyetjes së përsëritur të gazetarit Qafoku nëse i përmbahej sërish asaj që tha në vitin 2013, Naço iu përgjigj: Unë u përmbahem deklaratave të mia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura