Rrëfehet moderatorja: Surprizat qo do ndodhin në “Kënga Magjike” dhe prapaskenat me personazhet e ftuar

Dec 2, 2017 | 16:54
SHPËRNDAJE

Arjola Shehu është një vajzë e re e ekraneve shqiptare, e talentuar, e cila prej pak vitesh ka filluar të prezantojë disa emisione. Në fillim e ka nisur karrierën në një televizion të ri siç është Intv dhe më së fundmi në televizionin Klan.

arjola-shehu

Ajo është një studente ekselente e ekonomikut megjithatë televizioni i ka rrëmbyer ëndrrat e saj për momentin. Arjola është e ftuara e emisionit “Chic”, të gazetares Fjodora Fjora në Neës 24, e cila rrëfen të gjitha risitë e emisionit të saj të fundit, por rrëfen dhe pasionin e saj për televizionin, jetën private dhe shkollën. Ajo ka rrëfyer prapaskenat e emisionit të saj të gatimit, por edhe prapaskenat dhe personazhet.

Arjola do të jetë përkrahë Ardit Gjebreas dhe një kasti aktorësh në edicionin e sivjetshëm të “Kënga Magjike”. Cili është roli i Arjolës në këtë festival?

Vetëm pak javë më parë ke startuar një emision që i dedikohet kuzhinës, ishe marrë me personazhe të njohur por me kuzhinën asnjëherë më parë, si e përjetove këtë propozim në këtë format?

Mua mu paraqit projekti i gatshëm, pra është ky projekt ne duam që të jesh ti autore programi dhe prezantuese e këtij emisioni. Isha pak skeptike me që nëse unë nuk kam lidhje fare me gatimin, sepse nuk jam përfshirë ndonjëherë tamam në kuzhinë. Por më thanë se nuk duhej të gatuaja dhe isha shumë e lumtur për këtë dhe patjetër që e pranova.

Si ka rezoltuar kjo sfidë, çdo ditë dy personazhe përballem me njëri tjetrin në një garë me recetat e tyre?

Ka edhe nga ta që vijnë me ambicie të qartë për të fituar kurse të tjerë ndajnë me njëri-tjetrin çmimin. Deri tani më duket se emisioni po ecën mirë është pëlqyer nga njerëzit. Të të presë mirë publiku dhe të marrësh komente pozitive është gjëja më e mirë që mund të më ndodh mua.

Të plotë e shikoni: http://www.balkanweb.com/site/prezantuesja-rrefen-prapaskenat-e-emisionit-nard-ndoka-e-dogji-sultjashin-pasi-mbyllen-kamerat-ne/ 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura