Rrëfehet Klevis Balliu: Nga kamarier, aksidentalisht në zyrën e Berishës

Jan 20, 2018 | 15:46
SHPËRNDAJE

Klevis Balliu është deputeti më i ri Kuvendit, pasi është zgjedhur në legjislaturën e fundit.

Deputeti i qarkut të Korçës i ftuar në emisionin e Rudina Dembacajt ka zbuluar disa detaje nga e kaluara e tij dhe tregon se se në moshën 16-vjeçare ka punuar kamarier në Tiranë.

Ai  ka treguar dhe se si arriti të depërtojë në politikë, derisa arriti në postin ky është sot.

klevis balliu

Balliu tregon se si u takua rastësisht me ish-kryeministrin Sali Berisha, ose doktori siç e cilëson ai, pasi ngatërroi zyrën në ambientet e PD, ndërsa po kërkonte për të atin, Fahri Balliun.

“16 vjeç kam punuar kamerier te Piazza… Në një rast nuk e gjeta babin dhe u futa nëpër zyrat e PD-së dhe gabimisht u futa dhe të zyra e doktorit, z. Berisha”, është shprehur Klevisi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura