Rrëfehet Kastro Zizo: Dashurinë?! Shumë herë e kam provuar por…

Jun 25, 2016 | 12:08
SHPËRNDAJE

download

Pas ndryshimit të roleve nga një legjendë në tjetrin, si kokurrent i spektaklit “Your Face Sounds Familiar”, Kastro Zizo i është rikthyer emisionit të shumëpërfolur “Rrokum”. Një format ku kolegët i rrëfehen si rrallëherë, pasi intervistat e tij janë për mendje të hapura e shpirtra të lirë.

Artisti që ka mbajtur në ekran monologje për dashurinë më shumë se kushdo tjetër, rrëfen për “Panoramën” detaje të tjera rreth pasionit, seksit dhe martesës së tretë.

Si ishte eksperienca e spektaklit “YFSF”, pra te cili personazh e gjete vërtet veten?

Një eksperiencë shumë e bukur dhe unike. Te disa personazhe, në fakt, e gjeta veten. Mund të them se të gjithë, ose të paktën pjesën dërrmuese, i kam realizuar me qejf dhe e kam shijuar. Disa të tjerë më pak, ose aspak. Ishte diçka që ka vend të rëndësishëm në CV-në time artistike.

Me cilën nga vajzat VIP të spektaklit u afrove më shumë, dhe që do të doje të kishe tjetër bashkëpunim me të?

I afruar isha dhe më parë me Anxhela Peristerin. Jemi shokë shumë të mirë prej shumë vitesh. Këtë verë dhe jo vetëm do t’ju befasojmë me një bashkëpunim tonin.

download (1)

Ndërkohë je i angazhuar me punën në televizion si moderator i “Rrokum”, ku fton personazhe të njohur e shpesh kolegë të të rrëfehen. Kur ndërton intervistat specifike, çfarë të intereson të dish më shumë për ta?

Unë di shumë gjëra për ta, por intervistat i ndërtoj në funksion të publikut. Audienca duhet të dijë më shumë për ta, e sigurisht të parë në një tjetër këndvështrim.

Kë do të veçoje si personazhin që s’të ka lënë shteg për dalje nga skema e një interviste klasike?

Tek unë o hyn në studio dhe bën si them unë, se je në shtëpinë time, ose nuk hyn fare. Rrallë ndodh kjo, edhe klasikja tek unë është mbrapsh.

Je artist që me seriozitet apo autoironi flet shpesh për dashurinë në ekran. Është kjo ndjenjë synimi që ti ke për t’u përmbushur si njeri?

Një ndër synimet e mia, po. Dashuria është një ndjenjë primitive që njerëzimit i ka rënë për pjesë. Derisa e kemi, duhet ta kërkojmë dhe të luftojmë ta vrasim dhe ringjallim shpesh në jetë.

Të gjesh dashurinë që të mban lidhur me dikë është mision i vështirë, dhe sa herë e ke provuar deri tani?

Shumë herë e kam provuar, pasi nuk është e vështirë, nëse ke fantazi të mirë.

Ke aq shumë eksperienca në jetë sa të dallosh me takimin e parë femrën e duhur, dhe si duhet të jetë ajo?

Po, mundem ta dalloj. Ajo duhet të jetë e duruar dhe të më dojë derisa unë ta dua. Pastaj mund të shkojë, misionin e ka kryer.

Martesa e tretë do të jetë ajo e vërteta për ty?

S’e di nëse do të jetë e vërteta. Ende s’e di me kë…

Gjatë spektaklit pamë që çokollatat ishin të preferuarat e tua, ndoshta dhe për efekt reklame. Ka lidhje dashuria për to me pasionin në shtrat?

Jo aspak. Të tjerë elementë dhe fruta përdor në shtrat.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura