Rrëfehet Henri Çili: Nuk martohem kurrë, Bushati është punist, Zheji… (video)

Oct 17, 2016 | 14:28
SHPËRNDAJE

Pronari i Universiteti Evropian të Tiranës Henri Cili, i ftuar në emisionin “Oktapod” të gazetarit Turjan Hyska në “Vizion Plus”, i është përgjigjur analistit Artur Zheji dhe Andi Bushati, për shkrimin që ka bërë pak ditë më parë që kryeministrit Edi Rama i duhet edhe një mandat i dytë.

henri cili

“Ka një keqkuptim të madh dhe zhurmë të madhe dhe nuk e di pse njerëzit vetëm argumentet bazë nuk i marrin për bazë. Cikli reformist i Ramës duhet të vazhdojë edhe një mandat tjetër për shumë arsye, një ndër arsyet është se po adapton ide të avancuara, po i jep fund disa sektorëve, praktikave të trashëguara nga komunizmi, që ishin të paprekura, dhe po ashtu ka vullnetin e duhur në kuptimin e asaj që do të bëjë…”

Pse zgjodhe të flasësh vitin e fundit të mandatit?

Se duhet të mësohemi me një ide të re, njerëzit duhet të thonë nga pozicionoi që janë, unë jam një grup interesi, pozicionin e tyre, s’kam konflikt interesi, kam interesa….

Nuk thashë për Ramën reformator i madh, thashë cikli reformist i Ramës duhet të vazhdojë, ka nisur disa gjëra, të vazhdojë dhe një mandat tjetër t’i vërë në zbatim…

Pse ti dhe Zheji përfunduat në këtë farë feje?

Ne kemi role të ndryshme në publik, unë jam një sipërmarrës, kurse Zheji është në profesionin e tij, që e ushtron me mënyrën e tij, me etikën e tij dhe për këtë merr përgjegjësinë dhe përfitimet…

Je ndierë keq që ai po të përflet në vazhdimësi?

Unë diçka s’kuptoj, njerëzit e mbështesin apo kundërshtojnë drejtpërdrejtë qeverinë, ose opozitën por unë s’e kuptoj se çfarë dreqin kanë me të tjerët që bëjnë një gjë të ndryshme, kjo është no sense. Megjithatë kjo është kultura shqiptare, qielli është shumë i madh.

Ke tentuar ta flasësh me të?

Edhe shumë kohë s’kam pasur, Zheji ka aq më pak kohë se është duke punuar është vetë në kapitalizëm, është dhe pronar sajti.

Një tjetër pronar që është Bushati, pse mendon që vijnë këto sulme?

Bushati është punist, tipikisht gjithë diskursi i tij, është një punist i vjetër në mënyrën se si e shqyrton jetën politike, është nxënësi i një punisti tjetër që është Lubonja dhe për më tepër s’mban vendin e vet…më duket pa kompetencë…ka tendeciozitet i pabazë që nuk i takon, është pronar, aksioner..

***

Është shumë i dashuruar Henri Cili?

Po, në këtë moment jam në një lidhje të re, po unë jam një personazh shumë i mërzitshëm…

Do martohesh?

Asnjëherë, në kuptimin do kem lidhje por jo se do martohem

Pse nuk do martohesh?

Sepse çdo gjë që ka martesa i realizon një lidhje kështuqë s’ka nevojë.

Pranvera ishte yll e bukur…

Është një vajzë shumë e mirë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura