Rrëfehet Gent Zenelaj: Edukatorja më ka dhunuar tim bir 17 muajsh (VIDEO)

Jun 24, 2016 | 11:19
SHPËRNDAJE

Rasti i Anjeza Shabanit e cila dhunoi barbarisht një fëmijë vetëm 3 vjeç ka qenë në qendër të vëmendjes këto ditë.

Mbrëmjen e djeshme në emisionin e Blendi Fevziut kanë qenë të ftuar disa personazhe të cilët kanë folur rreth këtij rasti të rëndë. Ndër ta ishte i ftuar edhe drejtuesi i emisionit investigativ ‘Stop’ Gentjan Zenelaj i cili ka folur rreth kësaj historie.

Por gjithashtu ai ka zbuluar edhe një pjesë nga historia personale me fëmijën e tij i cili kishte përjetuar një dhunë psikologjike nga edukatorja pasi dënohej duke e mbyllur në tualetin e kopshtit.

“Për herë të parë po e them publikisht. Unë jam një prind që e kam përjetuar personalisht këtë histori pasi fëmija im në moshën 17 muajsh është dënuar duke e mbyll në banjo”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura