Rrëfehet Erisa Xhixho: Monika Kyemadhin e shoh në skenën e një spektakli…

Dec 13, 2017 | 22:28
SHPËRNDAJE

Erisa Xhixhon jemi mësuar ta shikojmë gjithmonë brenda kostumit të politikanes, sa për të gjithë ishte një surprizë e madhe kur e shfaq si konkurrente në ‘’C’est la vie’’, duke shpalosur kështu talentin e saj në një pasion të madh të fëmijërisë, sikundër është muzika për të.

Në një intervistë për bordo.al ndërsa është pyetur nga gazetarja se cilin nga kolegët e sheh më të përshtatshme për skenën e një spektakli dhe cilin më pak, ajo është përgjigjur:

‘’Monika Kyemadhin e shoh në skenë, duke marrë shkas nga energjia që përçon, që nuk i shteron asnjëherë, aq sa na komplekson dhe ne të rinjve. Politikanë që nuk shoh janë pjesa dërrmuese, që nuk i shoh fare (qesh). Kanë krijuar një staturë shumë të ngurtë, gjë që nuk ndodh nëpër botë. Michelle Obama, ose Obama vetë, i cili është një model politikani totalisht ndryshe. Është figura e një politikani sa më pranë njerëzve, sepse njerëz jemi të gjithë. Politika ka kaluar dy faza: fazën e ngurtë, kur lideri ishte shumë larg popullit dhe shihej si hyjni dhe si i paprekshëm, dhe kemi ardhur në ditët tona, ku politikani është njerëzor, me të mirat dhe të këqijat e tij, por prapë është i prekshëm. Këtë lloj figure preferoj dhe unë. Dhe ndryshimi ka filluar tek të rinjtë që i futen rrugës politike, që tashmë janë shumë më fleksibël dhe më të hapur ndaj këtij lloj politikani.’’’

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura