Rrëfehet çifti fitues i “Big Brother”, pse Fotinia nuk është gati të sjellë në jetë fëmijën e Danjelit

Jul 25, 2017 | 9:21
SHPËRNDAJE

Çifti fitues i “Big Brother 9”, Danjeli dhe Fotinia, kanë nisur jetën normale si të martuar, duke qenë se ata u celebruan zyrtarisht në lojë me bekimin e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj. Pasi u shpallën fitues gati një muaj më parë, ata tashmë kanë zgjedhur të shijojnë intimitetin e tyre, duke mos preferuar të takohen shumë me ish-rivalët.

Por këto javë të para të bashkëjetesës jashtë shtëpisë, fansat e tyre vazhdojnë të jenë kureshtarë për marrëdhënien Danjel-Fotini, duke ruajtur komunikim koherent në “Instagram” e “Facebook”.fotinia

Në një video “live” me ndjekësit në “Instagram”, çifti i njohur mori jo vetëm komplimente të pafundme, por kishte nga ata që i pyetën për disa çështje delikate, pyetje që i shtynë ata të reagojnë aty për aty. Për sa u përket planeve për të sjellë në jetë një fëmijë, Fotinia shpjegoi se është ende herët, ndërsa Danjeli u shpreh se dëshiron shumë një djalë me Fotininë.fotini danjel

Ndërsa të pyetur për çmimin e madh me vlerë monetare prej 100 milionësh, çifti u përgjigj: “Akoma nuk i kemi marrë paratë, por ky nuk është ndonjë problem i madh. Është çështje procedurash”.Deri tani ata janë në një muaj të vërtetë mjalti, pasi po shijojnë udhëtimet dhe takimet me të afërmit. danjel fotiniNuk dihet se cilat janë planet e tyre në vjeshtë, ndërkohë që Danjeli nga Tropoja pritet të përfundojë studimet për Drejtë- si, ndërsa Fotinia ka një profesion si agjente shitjesh./Panorama/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura