Rrëfehet Bonuçi: Kuptova se kisha zemrën te Juventusi, për t’i kërkuar falje tifozëve…

Aug 10, 2018 | 15:19
SHPËRNDAJE

Leonardo Bonuçi u rikthye te Juventusi dhe sot është bërë edhe prezantimi i tij zyrtar si lojtari i bardhezinjve. Lojtari shprehet i lumtur për këtë rikthim dhe ka kuptuar se largimi nga Juventus nuk ka qenë diçka e mirë pasi ai thotë se kur ka ikur ka qenë  inatosur.

bonuci-1

“Raporti me Alegrin është diçka që ndodh gjatë një viti futbollistik. Ne jemi sqaruar, kemi shtrënguar duart dhe përqafuar si në raste të tjera. Në Londër, kur takova trajnerin, i kam kushtuar atë çmim pasi falë tij jam përmirësuar. Kur u largova, ishte fryt i inatit, por pata fatin që u ktheva falë presidentit Anjeli.

Barazali Bonuci

Mora atë vendim në atë moment pasi nuk ndjehesha në rehati, nuk ndjeja se isha në vendin e duhur, se mund të isha vetvetja në atë periudhë. Desha të bëja një ndryshim dhe mendova se ai ndryshim mund të më jepte diçka më shumë. Por gjatë sezonit gjërat shkuan ndryshe, lashë zemrën këtu në Torino, familja vazhdoi këtu, lashë shtëpinë ku jetova çdo ditë. Ndaj bëra një hap mbrapa dhe pavarësisht kërkesave të shumta që kisha nga skuadra të tjera, dëshira ime e vetme ishte të kthehesha të Juventusi. E kuptoj reagimin e tifozëve, vërshëllimat dhe protestat dhe e pres të njëjtën gjë edhe nga kundërshtarët, është detyra ime t’i bind për të kundërtën.

bonuci

A do kërkoj falje ndaj tifozëve? Mendoj se çdo gjë duhet të ndodhë në fushë, jam profesionist dhe duhet të vendos objektivat dhe dëshirat e Juventusit para të miave. Sot, me 10 gusht, nëse do të më ofronin të largohesha nga Juventusi, do të refuzoja. Gjatë vitit të fundit kisha kohë të mësoja se Juventusi është gjithçka për mua, për vitet që kam qenë këtu. E dija në zemrën time që një ditë do të kthehesha dhe pas një viti u bë realitet. Sot është fillimi i një aventure të re”, – u shpreh Bonuçi në konferencën për shtyp.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura