Rrëfehen ish-miqtë: Nuk ka qenë ashtu siç e njeh Bota, Kim Jong-un një tip gallatë, por që urrente…

Jan 15, 2018 | 23:38
SHPËRNDAJE

Ish-shokët e klasës së diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, kanë rrëfyer disa prej kujtimeve të tyre me të. Sipas ish-shokëve të tij, të cilët i njohu teksa studionte në shkollat publike gjerman-folëse afër Zvicrës, ai kishte një sens të mirë humori dhe një koleksion impresiv atletesh Nike.

Capture-126-350x308

“Ai ishte një mik i mirë” – u shpreh Joao Micaelo, i cili sot punon si një shef kuzhine në Gjermani.

“Ne kemi kaluar kohë të bukura bashkë. Ai ishte një djalë i mirë. Shumë fëmijë e pëlqenin atë. Nuk di asgjë për jetën e tij sot, njoh vetëm djalin që kam pasur në shkollë. Ai e donte basketbollin dhe ne luanim shumë së bashku, shkruan zhurnal. Dua t’i them atij se nëse ka kohë apo nëse dëshiron, le të më kontaktojë sërish.” Ka përfunduar rrëfimin shoku i tij.

Një tjetër ish-mik i diktatorit ka treguar se ai ishte shumë gallat, dhe e urrente humbjen. Ajo që na bën përshtypje është se shumica e ish-miqve të tij e tregojnë Kim si një person që nuk ngjason aspak me diktatorin e tmerrshëm që njeh bota.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura