Rrebeshe, shkarkesa elektrike dhe borë. Ja si do të jeti moti në fundjavë

Nov 29, 2019 | 12:34
SHPËRNDAJE

Fudnjave me reshje shiu, ku nuk do te mungojne rrebeshet dhe shkarkesat elektrike. mot

Sherbimi Meteorologjik parashikon se rrebeshe shiu do te kete ne veri dhe ne qender te territorit te vendit, nderkohe qe majat e Alpeve do te kete reshje debore. 

Parashikimi sipas SHMU

Fundjava në vend do të nisë e vranët. Reshjet e shiut do të përfshijnë vendin që prej orëve të para të mëngjesit. Në në veri e qendër të territorit reshjet parashikohen intensive shoqëruar me shtrëngata, rrebeshe e shkarkesa elektrike. Prej orëve të mesditës reshjet parashikohen të herëpashershme me intensitet të ulët e mesatar. Në majat e Alpeve reshje bore.
Era do të fryjë me drejtim perëndim-veriperëndim e lehtë e mesatare, ndërsa hera-herës fiton shpejtësi në bregdet, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3 dhe 4 ballë.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 6ºC deri në 13ºC
zonat e ulëta 10ºC deri në 18ºC
zonat bregdetare 11ºC deri në 18ºC

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura