Parashikimi i motit për 5 ditët në vijim, ja zonat që do mbulohen nga bora. Kur pushon shiu

Nov 18, 2019 | 9:05
SHPËRNDAJE

Java nis me reshje shiu, madje ne disa zona edhe me rrebeshe. Se paku keshtu njofton Sherbimi Meteorologjik ne parashikimin per javen qe sapo hyme. 

“Të hënën, reshjet e shiut do të nisin prej orëve të para të 24 orëshit, me kohëzgjatje deri në mesditë. Në jugperëndim, do të marrin karakter rrebeshesh”- njofton SHMU.

moti

Parashikimi nga Sherbimi Meteorologjik

Java që pritet të nisë, parashikohet e ndryshueshme.

Të hënën, reshjet e shiut do të nisin prej orëve të para të 24 orëshit, me kohëzgjatje deri në mesditë. Në jugperëndim, do të marrin karakter rrebeshesh.

Më tej, deri të martën në mbrëmje, do të vijojë situatë e qendrueshme. Reshjet do të rikthehen kryesisht të mërkurën, në formën e rrebesheve, më tepër në jug e lokalisht në zonat e ulëta me shkarkesa elektrike.

Në zonën e Alpeve dhe Gramozit, majat e maleve do të mbulohen nga bora.

Gjatë së enjtes e të premtes përgjithësisht moti do të jetë i qendrueshëm , por reshjet e shiut do të marrin hera herës karakter lokal.

Era dominuese jugore, gjatë gjithë kësaj periudhe që po lemë pas, gradualisht do të dobësohet prej mesditës së të hënës, duke sjellë dhe rënie të dallgëzimit.

Temperaturat, do të pësojnë luhatjet si në tabelë.

5 dite

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura