Rrahu për vdekje gruan, dëshmia e burrit vrasës: Kërkoi ujë, por nuk i dhashë

Feb 21, 2015 | 17:13
SHPËRNDAJE

Arben Muhaj, 53-vjeçari që rrahu gruan deri në vdekje ka ndryshuar disa herë dëshminë e tij në lidhje me ngjarjen. Ndërsa, detajet rreth ngjarjes së rëndë që i mori jetën Teuta Muhajt më 18 janar të këtij viti kanë tronditur edhe vetë hetimorët.

Autori Arben Muhaj

“Më kërkoi ujë para se të vdiste, por nuk i dhashë. Më ka mbetur peng që nuk i dhashë një pikë ujë të pinte para se të nxirrte frymën e fundit! Më ka mbetur në mendje kjo gjë! Po ta dija se nuk do ta mbante dot të rrahurën time nuk do ta kisha dhunuar aq shumë. Nuk doja ta vrisja, por u mërzita se më kishte prishur gjithë kursimet që kisha mbledhur kur punoja si shofer me furgon”. Kështu është shprehur gjatë deklarimeve të fundit të dhëna para grupit hetimor 53-vjeçari Arben Muho. Për shkak të deklarimeve të ndryshme të dhëna rreth motivit të ngjarjes, ai është marrë disa herë në pyetje.

Viktima dhe banesa ku ndodhi ngjarja

Sipas burimeve të Prokurorisë, fillimisht Muhaj deklaroi se ishte mërzitur me bashkëshorten pasi ajo nuk kishte ndjekur këshillën e tij që të mos dilte nga shtëpia gjatë kohës që ishte në burg për plagosje. Por dëshmia e tij është ndryshuar pas pak ditësh, ku ai deklaronte se natën e krimit ishte kthyer pas mesnatës në shtëpi dhe bashkëshortja ishte vonuar të hapte derën.

Ai ishte ndjerë xheloz e për këtë shkak kishte nisur të dyshonte ndaj saj. 53- vjeçari është rimarrë në pyetje për rrethanat e ngjarjes dhe sërish e ka ndryshuar motivin për shkaqet që e çuan në kryerjen e krimit të rëndë. Ai është shprehur se gjatë kohës që kishte qenë në burg, gruaja 51-vjeçare kishte shpenzuar të gjitha kursimet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura