Rrahu nxënësin pasi ai e quajti ‘shurdh’, ndalohet mësuesi (Video)

Jan 29, 2016 | 11:30
SHPËRNDAJE

Një ditë pasi u shkarkua nga puna, policia e Durrësit ka ndaluar mësuesin Flamur Pajo 51 vjeç, i cili dhunoi në klasë nxënësin 14-vjeçar me iniciale A.H.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën 9-vjeçare ‘Hasan Koçi’, tre ditë më parë.

mesuesi-1

Mëuesi u ndalua pas një video të shpërndarë në rrjetet sociale, ku tregohej se si qëllonte nxënësin gjatë orës së mësimit.

Por vetë nxënësi duke folur për mediat dje tha ase e kishte provokuar mësuesin duke e quajtur “shurdh”.

Sipas policisë së Durrësit, 51-vjeçari akuzohet për kryerjen e veprimeve arbitrare.

Njoftimi i policisë: 

Ndalimi i tij u bë pasi:

Më datë 26.01.2016, gjatë zhvillimit të orës së mësimit, në shkollën 9-Vjeçare “Hasan Koçi”, ka goditur me pëllëmbë dhe grushta nxënësin e klasës së 7-të, shtetasin:

  • A.H. 14 vjeç, banues në Durrës.

Bazë për fillimin e proçedimit penal shërbeu një video e shpërndarë më rrjetet sociale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Kryerja e veprimeve arbitrare” parashikuar në nenin 250 të Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura