Rrahu një 19-vjeçare dhe tentoi ta përdhunonte e t’i merrte çantën, arrestohet i riu shqiptar në Greqi

Mar 18, 2023 | 20:53
SHPËRNDAJE

Një 25-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga policia greke, pasi dyshohet se është i përfshirë në tentativë përdhunimi dhe dhunë fizike ndaj një 19-vjeçareje vendase, e cila po trajtohet në një spital në Selanik.

dhgjgfd

Konkretisht sipas njoftimit të policisë, pasditen e djeshme (17/3) vajza 19-vjeçare ka denoncuar pranë punonjësve të policisë së departamentit të sigurisë së Toumba-Triandria, se në orët e para të së njëjtës në zonën e Toumba, 25-vjeçari iu afrua dhe me dhunë fizike tentoi ta përdhunonte dhe t’i merrte çantën e shpinës.

Sipas mediave vendase, autori u arrestua nga efektivët e policisë greke, pasi u konstatua se edhe më parë kishte kryer akte që cenonin dinjitetin seksual të një shtetaseje 22-vjeçare, në një pallat në qendër të Selanikut.

Gjithashtu, gjatë arrestimit të tij u konstatua se ai kishte dhënë të dhëna të rreme identifikimi.

Ndërkohë materialet proceduriale për 25-vjeçarin i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme proceduriale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura