Rrahu dhe kanosi me thikë nipin e tij, arrestohet në flagrancë 59-vjeçari në Vlorë

Sep 25, 2021 | 9:48
SHPËRNDAJE

Policia e Vlorës ka arrestuar ditën e sotme një shtetas 59-vjeçar me inicialet G. B., për veprën penale “Dhunë në familje”.

vlore policia

Dyshohet se 59-vjeçari ka kanosur me thikë nipin e tij duke ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike.

Gjithashtu në prangat e policisë ka rënë dhe një 38-vjeçar, i cili dyshohet se i ka vjedhur çantën një tjerër shtetasi në lagjen “Pavarësia” të qytetit.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë

Kanosi me mjet të mprehtë dhe ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nipit të tij vihet në pranga 59-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” shtetasin G. B., 59 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi në datë 24.09.2021, ka kanosur me mjet të mprehtë thikë si dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nipit të tij.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u ndalua shtetasi S. M., 38 vjeç, pasi dyshohet se në lagjen “Pavarsia 3”, ka vjedhur cantën e shtetasit M. P,  në të cilën ndodheshin një shumë parash si dhe një aparat celular.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura