Rrahja e biznesmenit, policia: U dhunua se hapi dritaren nga shtëpia e fqinjit

Apr 26, 2016 | 14:05
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike ka denoncuar sot një ngjarje të ndodhur në Sukth, ku sipas saj një biznesmen u dhunua nga një bandë e armatosur dhe e maskuar.

Por pak pas denoncomit të PD-së, për dhunimin e biznesmenit Osman Pana, ka reaguar policia e Durrësit e cila thekson se nuk ka asnjë bandë për të cilën flet PD, por bëhet fjalë për një konflikt mes fqinjësh që përfundoi edhe me konflikt fizik.

Policia e Durresit_6Policia ka sqaruar se ka pasur vetëm rrahje me shkopinj, ndërkohë që pas hetimeve, janë identifikuar edhe përgjegjësit dhe kanë shpallur në kërkim.

Kreu i Departamentit të Rendit e Sigurisë në PD, Enekeleid Alibeaj, deklaroi gjatë një prononcimi për media se një bandë e armatosur me kallashnikov dhe me maska ka dhunuar biznesmenin Osman Pana, në orën 6:30 të mëngjesit në mes të Sukthit.

Ai akuzoi kryetarin e bahskisë vangjush Dako dhe kryeministrin Rama si të lidhur me këtë bandë, që i kanë shërbyer në zgjedhje.

NJOFTIMI I POLICISE:

Identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e plagosjes në Sukth. Sot rreth orës 07:30 të mëngjesit në Sukth, dyshohet se 2 persona kanë goditur me sende të forta shtetasin O.P. 32 vjeç, banues në Sukth, i cili ka pësuar dëmtime të lehta në trup.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës në sajë të veprimeve hetimore kanë identifikuar dhe po punohet për kapjen e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje.

Ata janë shtetasit: • A.M. 42 vjeç, banues në Sukth; • B.B. 40 vjeç, banues në Sukth. Shkak për ngjarjen dyshohet se ka qenë një konflikt që shtetasi O.P. ka patur me fqinjin e tij, shtetasin Xh.N., pasi hapi një dritare në krah të banesës së këtij të fundit.

Autorët e dyshuar kanë lidhje shoqërore me shtetasin Xh.N. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, e kryer në bashkëpunim parashikuar në nenin 89 dhe 25 të Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura