“Rrahja e biznesmenit libanez ishte plan mafioz për ta ekzekutuar”

Sep 11, 2016 | 7:03
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Berisha ka reaguar për rrahjen e biznesmenit libanez ditën e sotme në kthesën e Laknasit.

berishaAi thotë se plani i agresorëve ishte vrasja e biznesmenit Faad Mitri, i cili ndodhet në spital. Ai u përfshi në një aksident të dyshimtë ditën e sotme, që dyshohet se ka qenë i stisur dhe më pas u rrah keqas.

Por Berisha shkruan në “Facebook” se ka një plan për eliminimin e tij.

STATUSI

Aksidenti ndaj Mitrit, perpjekje per te vrare ate dhe larguar kompanine e madhe qe ai perfaqeson nga Shqiperia!

Te dashur miq, sot u be nje perpjekje per te eleminuar fiziksht Faad Mitrin, perfaqesuesin e nje kompanie multimiliardiere, e cila ka projektin me te madh te investimit prej 1.5 miliarde euro ne turizem ne Gjirin e Lalzit ne Shqiperi. Ata te cilet i organizuan vrasjen me aksident automobilistik jane eksponente te mafjes qeveritare, te cilet kishin dale ne prite t’i merrnin jeten nje njeriu, qe me perkushtim te jashtezakonshem ka punuar per realizimin e projektit me investimin me te madh ne fushen e turizmit ne historine e vendit tone.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete krim te mafies qeveritare dhë uruar sherim te shpejte e te plote te plagosurve ne kete aksident te kurdisur per vrasje personi, i bej thirrje prokurorise se shtetit me urgjence te vendose para ligjit autoret e ketij krimi te shemtuar! sb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura