Rrahja e biznesmenit/ Berisha: Rama i mori ryshfet libanezit në 2013

Sep 22, 2016 | 12:05
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama, se i ka marrë ryshfet kompanisë së biznesmentit Faadi Mitri, që vetëm dy ditë më parë u largua me barrelë nga vendi ynë, pasi e masakruan.

berisha-ne-kuvend

Nga salla e Kuvendit, Berisha tha se në shtator të 2013, Rama i anuloi kontratën kompanisë së Mitrit, por ia ktheu prapë, pasi i mori ryshfetin.

“A nuk jeni ju që ia cuat investitorit me barrelë Eduard Ndocaj si doktor për ti thënë se edhe mua më kanë rrahur në itali dhe nuk është gjë kjo rrahje që të kanë bërë. Mos i ngatërro dy kohët, në kohën time, cdo vit investimet 38 mln dollarë në vit mesatarja, arritën në 1 miliardë në 4 vitet e e fundit. Ju po i përzini një nga një, a e di ti këtë kompani akti i parë që bëri Rama në shtator 2013 ishte anulimi, e anuluat, e rikthyer pasi i bëtë ryshfet, ia morët tani se doli ryshfet më i madh”- tha Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura