Rradhë kilometrike në pikën kufitare të Muriqanit (VIDEO)

Jul 30, 2015 | 12:07
SHPËRNDAJE

“Kjo eshte vec pak nga ajo qe po ndodh ne piken e kalimit kufitar Muriqan/Sukobine”. Keshtu e quan gazetari Simon Shkreli rradhet kilometrike dhe fluksin e makinave që po kthehen në Shqipëri nga Mali i Zi në doganën e Muriqanit.

rradha

Ai ka postuar nje video ne rrjetin social Facebook, ndersa ne nje status thote se ka qe prej oreve te mengjesit qe makinat presin ne rradhe per t’u futur ne Shqiperi.

“Tash 1 ore e 40 minuta pres me u fut ne Shqiperi permes pikes se kalimit kufitar Sukobine/Muriqan. Puna ecen me hapin e breshkes Ardian Zaganjori. Autokolona ka mberri te shkolla e Katerkolles…”,- shkruan ai.

Mësohet se dokumentacioni nga pala malazeze ne kufi përpunohet shumë ngadalë, cka shkakton vonesa dhe fluks te madh tek qytetaret qe duan te kalojne kufirin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura