“Rraca njerëzore në rrezik”/ Organet gjenitale tek bebet po zvogëlohen gjithnjë e më shumë. Shkencëtarja shpjegon arsyen

Mar 24, 2021 | 21:17
SHPËRNDAJE

Peniset po zvogëlohen dhe organet gjenitale keqformohen për shkak të ndotjes, paralajmëron një shkencëtar mjedisor në një libër të ri duke detajuar sfidat me të cilat përballet riprodhimi njerëzor.

skynews-pollution-car-traffic_5315883

Dr Shanna Swan shkruan se njerëzimi po përballet me një “krizë ekzistenciale” në normat e pjellorisë si rezultat i phthalates, një kimikat i përdorur gjatë prodhimit të plastikës që ndikon në sistemin endokrin që prodhon hormone.

Si rezultat i kësaj ndotjeje, një numër në rritje i foshnjave po lindin me penis më të vogël, shkruan Dr Swan.

Libri i titulluar “Count Down”, shqyrton “sesi bota jonë moderne po kërcënon numrin e spermatozoideve, duke ndryshuar zhvillimin riprodhues të meshkujve dhe femrave dhe duke rrezikuar të ardhmen e racës njerëzore“.

Hulumtimi i Dr Swan filloi duke ekzaminuar sindromën e phthalates, diçka e vërejtur te minjtë e cila zbuloi se kur fetuset ishin të ekspozuar ndaj kimikateve ata kishin të ngjarë të lindnin me organe gjenitale të tkurrura.

Ajo zbuloi se foshnjat mashkullore njerëzore që ishin ekspozuar ndaj phthalates në mitër kishin një distancë më të shkurtër anogjenitale – diçka që lidhej me vëllimin e penisit.

Kimikati ka një përdorim industrial në bërjen e plastikës më fleksibël, por Dr Swan thotë se po transmetohet në lodra dhe ushqime dhe më pas dëmton zhvillimin njerëzor.

Phathalates imiton hormonin e estrogjenit dhe kështu prishin prodhimin natyror të hormoneve në trupin e njeriut, të cilin studiuesit e kanë lidhur me ndërhyrjen në zhvillimin seksual tek foshnjat dhe sjelljet tek të rriturit.

Dr Swan, e cila është profesore në mjekësinë mjedisore dhe shëndetin publik në Spitalin Mount Sinai në New York City, e bazoi punën e saj në një seri studimesh të vlerësuara nga kolegët.

Një studim i botuar në 2017, zbuloi se nivelet e spermës në mesin e burrave në vendet perëndimore kishin rënë me më shumë se 50% gjatë katër dekadave të fundit pasi shqyrtuan 185 studime që përfshinin afër 45,000 burra të shëndetshëm, shkruan “The Sky

Dr Swan beson se ulja e shpejtë e nivelit të lindshmërisë do të thotë që shumica e burrave nuk do të jenë në gjendje të prodhojnë spermë të qëndrueshme deri në vitin 2045.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura