Rozana Radi zbulon se cila artiste e ktheu tek ‘Kënga Magjike’

Nov 7, 2019 | 15:08
SHPËRNDAJE

I mungoi 1 vit skenës së ‘Këngës Magjike’, por Rozana Radi ka vendosur të rikthehet, këtë herë si tekstshkruese.

Këtë, ajo e ka zbuluar përmes një postimi në ‘Instagram’, ku shkruan se do të vijë me një tekst mjaft të ndjerë për këngëtaren e njohur Marsela Çibukaj.

“Jam shumë, por shumë e lumtur që një këngëtare me një karakter shumë të fortë artistik si Marsela Çibukaj me rikthehu pas 1 viti pauzë si autore tekstesh në ‘Kënga Magjike’. A mundet një kompozitor a një tekstshkrues të refuzojë një zë si Marsela? E dua shumë këtë artiste dhe më besoni që i kam dhënë shpirtin në këtë këngë”, ka shkruar Rozana.

“Ndonjëherë në dashuri është më mirë të ndahesh se sa të mos ishe njohur kurrë”, është kjo një pjesë e shkurtër e tekstit. Tani na mbetet të presim kur Marsela të këndojë, në mënyrë që të dëgjojmë këngën dhe tekstin e plotë të krijuar nga Radi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura