Rozana Radi shpallet fituesja e festivalit “Kënga Magjike”, lista e çmimeve

Dec 11, 2016 | 8:05
SHPËRNDAJE

Ka përfunduar edicioni i 18-të i festivalit “Kënga magjike” duke shpallur fituese këngëtaren Rozana Radi me këngën “Ma thuaj ti” duke mbledhur pikët maksimale nga votimi i kolegëve, i cili edhe këtë vit erdhi me formulën e zakonshme ku artistët votojnë për këngët e njëri-tjetrit.

PicsArt_12-10-06.56.47Vendi i dytë shkoi për këngën “Gënjeshtar” të Anxhela Peristerit ndërsa i treti për këngën “Nëntori” i Arilena Arës.

Finalja rezervoi edhe vlerësime të tjera:
-“Çmimi tendencë” Alban Ramosaj – “Aurora”
-“Best new artist” Florian Nazifi – “Mos ik”
-“Best dance” Gerta Mahmutaj – “Vetes”                                     -“Çmimi diskografisë” Erik Lloshi – “Të gjeta ty”
-“Best performance” Soni – “Për vete më mbaj”
-“Best male voice” Valon Shehu – “Një ditë”
-“Best female voice” Flaka Krelani – “Rebelohem”
-“Çmimi i produksionit” Eliza Hoxha – “Vendi im”
-“Best kontribut në vite” Endri dhe Stefi – “Për ty”
-“Çmimi i TV Klan” Alar Band dhe Klea – “Ambla”
-“Çmimi Çesk Zadeja” Rosela Gjylbegu – “Maratonë”
-“Çmimi e RTV21” Berkan – “Kam frikë”
-“Best duet” Eranda Libohova dhe Xhesi – “Në zemër të mbaj”
-“Best artist on web” Rozana Radi – “Ma thuaj ti”
-“Kantautori më i mirë” Elgit Doda – “Ajër”
-“Best baladë” Arilena Ara – “Nëntori”
-“Best Euro trend” Mariza Ikonomi – “E vetmja jam”
-“Kënga stil” Era Rusi – “Çupëlina”
-“Çmimi i kritikës” Tuna – “Duam”
-“Çmimi i interpretimit” Anxhela Peristeri – “Gënjeshtar”
-“Kënga hit” Artjola Toska dhe Bruno – “Mirëmëngjes dashni”

Ky edicion erdhi nën drejtimin e producentit dhe kantautorit Ardit Gjebrea dhe aktores Elia Zaharia Zogu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura