Rozana Radi-Rezarta Shkurta, shtyhet seanca e parë e 2012-s

Jan 20, 2012 | 14:19
SHPËRNDAJE
Këngëtarja Rozana Radi

TIRANE – Ka zgjatur vetëm pesë minuta seanca e parë gjyqësore për këtë vit ndaj këngëtares Rezarta Shkurta. Shkurta ndodhet si e pandehur në Gjykatën e Tiranës për akuzën e “plagosjes së lehtë me dashje”, akuzë e ngritur pas zënkës së dhunshme mes saj dhe këngëtares tjetër Rozana Radi më 5 dhjetor të vitit 2010. Seanca e parë e këtij procesi për këtë vit gjyqësor ishte përcaktuar ditën e djeshme. Por, gjyqtari i çështjes nuk ka mundur ta zhvillojë normalisht atë. Shkak është bërë mospranimi në sallë e së pandehurës Shkurta. “Shtyhet për shkak të mosparaqitjes të të pandehurit”, është shënuar në vendimin e seancës së djeshme gjyqësore. Duke e pasur të pamundur vijimin e procesit, gjykata ka ndërprerë shqyrtimin dhe ka caktuar 2 shkurtin si datë seancës së radhës. Seanca e djeshme ishte e dhjeta në radhë e seancave të zhvilluara të këtij shqyrtimi gjyqësor në Gjykatën e Tiranës. Dosja me të pandehur Rezarta Shkurtën nisi të gjykohet në Gjykatën e Tiranës më 21 korrik 2011. Aktualisht ajo ndodhet në fazën e pyetjes së dëshmitarëve. Në seancën e 12 tetorit 2011, tentativa e gjykatës për të zgjidhur me pajtim çështjen rezultoi negative, pasi Rozana Radi nuk pranoi ta falte kolegen e saj Shkurta. Në atë seancë, Radi iu përgjigj negativisht pyetjes së trupit gjykues nëse do ta falte Rezarta Shkurtën. “Dua të ndjek rrugën ligjore”, u shpreh ajo. Në seancat pasardhëse dy këngëtaret paraqitën versionet e tyre mbi “përplasjen” e ndodhur mes tyre në dhjetor 2010 pranë Liqenit Artificial në Tiranë.                                                                            ar.ba

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura