Rovena Stefa rrëfen eksperiencën e frikshme me fansin e armatosur: Më tha ‘O do vish me mua, o …’

Dec 5, 2020 | 13:06
SHPËRNDAJE

Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja e njohur, Rovena Stefa ka zbuluar çmendurinë më të madhe që një fans ka bërë për të.

rovena stefa (4)

E ftuar në “Glamour Zone”, Rovena tha se fansi i dehur i ka shkuar me armë në dorë në një koncert.

rovena stefa (5)

Sipas saj, u desh ndërhyrja e sigurimit që ai ta linte të qetë, dhe pranoi se djali është dhunuar më pas fizikisht nga truprojat e saj.

rovena stefa (7)

Ka qenë në Suedi, një shqiptar i fiksuar. Kam qenë në prapaskenë me dy këngëtarë të tjerë dhe sigurimin, dhe ai ka gjetur një mënyrë dhe ka ardhur aty mbrapa (në prapaskenë) dhe kishte armë me vete.

rovena stefa (1)

Më tha: ‘O do vish me mua o s’ka…’ Ishte problem, sepse ai ishte i dehur, dhe kishte armë. Por më pas e kanë marrë, dhe ka ngrënë një drru të mirë (qesh)”,- rrëfeu këngëtarja.

rovena stefa (6)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura