Rovena Dilo s’ua jep lokalin Doshit e Babasit, e vesh me karrige të kuqe

Aug 3, 2015 | 11:20
SHPËRNDAJE

Prej disa ditësh, këngëtarja Rovena Dilo doli e humbur nga beteja ligjore me deputetin Tom Doshi dhe ish-deputetin demokrat Ndriçim Babasi. Gjykata e Tiranës i ka njohur Doshin dhe Babasin si pronarët e rinj të truallit prej 888 metrash katrorë të lokal “Rovena”, në një nga zonat më të lakmuara në Shqipëri, ish-Bllok. Por, pavarësisht vendimit të gjyqit, Rovena Dilo vijon të mbajë lokalin, madje duke i ndryshuar edhe mobilimin.

rovena dilo
“Karrige e kuqe vintage! Ndryshime të lezetshme në bar Rovena!”, shkruan ajo, në një nga postimet në Facebook, ndërsa ka publikuar disa fotografi nga pamja e re e bar “Rovena”. Ajo shihet mjaft aktive në FB lidhur me lokalin, ku hedh herë pas here shkrepje nga pamje të miqve që e vizitojnë, ose ndryshime në mobilim, shërbim, meny etj. Mësohet se këngëtarja do ta vazhdojë betejën ligjore kundër dy deputetëve dhe është e bindur për pronësinë, derisa ka marrë iniciativën që të investojë te lokali. Ndërkaq, Doshi dhe Babasi e kanë blerë tokën nga Agron Vreto.

Ai është daja i këngëtares Rovena Dilo. Vreto e ka të regjistruar pronën në bazë të një kontrate dhurimi. Në vitin 1995, Naim Vreto ia ka dhuruar këtë truall Agron Vretos. Por Rovena Dilo dhe mamaja e saj, Silvia, thonë se kontrata është e pavlefshme. Prokuroria dhe Gjykata nuk mendojnë kështu dhe kanë njohur kontratën e shitjes në favor të Doshit dhe Babasit. Sipas Gjykatës, kjo sipërfaqe u është shitur dy poseduesve të rinj nga Agron Vreto, pronari i kësaj toke. Sipas dajës së këngëtares, lokali me emrin “Vreto”, por që tashmë njihet si bar “Rovena”, ka qenë në bashkëpronësi me mbesën, por jo edhe jo trualli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura