Rotacion te Interi, Asllani i rrëmben përsëri vendin në formacion Çalhanollu në Serinë A

Oct 6, 2022 | 16:16
SHPËRNDAJE

Fitorja ndaj Barcelonës ka shtuar entuziazmin te Interi, por ziakltërit kanë probleme të shumta dëmtimesh. Ndaj trajneri Simone Inzagi po mendon që të bëjë rotacion në radhët e ekipit.

ASLLANI

Çalhanollu shkëlqeu ndaj katalanasve në rolin që në teori mban Brozoviç e duhej të ishte i Asllanit, ndaj për momentin shihet ai si titullar në mesfushën zikaltër. Por pikërisht nevoja për të bërë rotacion para ndeshjes vendimtare në “Kamp Nou” ndaj Barcelonës në mesjavën e ardhshme, pritet të shtyjë Inzagin të kthejë në stol futbollistin turk për t’i bërë vend shqiptarit.

Asllani bëri një paraqitje relativisht të mirë ndaj Romës dhe për këtë arsye, ndaj Sasuolos, mediat italiane e parashikojnë si titullar në mesfushën zikaltër. Një mënyrë për t’i dhënë atij minuta dhe për t’i dhënë pak më shumë frymëmarrje Çalhanollu, pasi sfida e të mërkurës së ardhshme do të jetë ajo që mund të vendosë fatin e një sezoni të tërë ndaj çdokush do të duhet të jetë në maksimum.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura