Roshi publikon dëshminë gjermane të penalitetit: Jam i pastër

May 26, 2016 | 12:52
SHPËRNDAJE

Kreu i bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi ka publikuar dëshminë e penalitetit lëshuar nga shteti gjerman, në të cilën, ashtu si shkruan ai nuk ka asnjë shënim. Sipas Roshit, ky është fakti kundër akuzave të SHQUP-it, pasi bazuar në kër certifikatë ai dhe drejtësia gjermane nuk janë takuar kurrë.

Kartela e Roshit
Kartela e Roshit

Statusi i Roshit 

Pas sulmit dhe baltes se shtrigave te Shqupit, ju bej me dije se sapo ka ardhur ashtu sic edhe u zotova, nga Zyra Federale e Drejtesise Gjermane, kartela penale e imja.

Per cdo merak e kam kerkuar ne dy versione edhe si Ervin Rroshi edhe si Elvis Rroshi qe Berisha dhe fotokopjet e tij pa ngjyra te rrine rehat.

Kartela thote mbi emrin tim “asnje shenim”, ç’ka do te thote qe une dhe drejtesia gjermane nuk jemi takuar ne asnje pike ne jeten tone.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura