Roshi do zëvendësojë Hysajn, ka dy balotazhe. Ja si pritet të rreshtohet Shqipëria ndaj Turqisë

Oct 11, 2019 | 11:55
SHPËRNDAJE

Do të bëjmë goditjen e madhe! Kam be sim te kjo skuadër”, u shpreh Edi Reja gjatë konferencës para mediave në vendin tonë, kur edhe prezantoi listën e Shqipërisë për transfertën ndaj Turqisë dhe Moldavisë. Ditën e fundit, disa lojtarë kanë shfaqur shqetësime të vogla dhe nuk përjashtohet mundësia e ndonjë surprize të madhe, por nga sa është lënë të kuptohet gjatë seancave stërvitore, zgjedhjet e trajnerit janë të bazuara te formacioni i atyre që siguroi fitoren ndaj Islandës.

Kombetarja ne Turqi

BALOTAZHET 

Mungesa e Elseid Hysajt është diskutimi më i madh që ka shoqëruar Kombëtaren përgjatë gjithë këtij grumbullimi. Odise Roshi pritet që të jetë i përzgjedhur për këtë rol, por dje trajneri ka vënë jo pak dyshime teksa ka shprehur se mesfushori ka disa shqetësime në kavilje.

Si alternativë në linjën e djathtë, krahas fierakut, është testuar edhe Frederik Veseli. Në rast të konfirmimit të Roshit, atëherë pritet që vetë Veseli të jetë në fushë, por në një rol natyral si ai i mbrojtësit të majtë në linjën me 3. Në rastin e një mungese ose mosgjendje maksimale të fierakut për të startuar titullar, atëherë Veseli postohet në linjën e djathtë dhe fiton terren Dermaku.

ALBANI

KONFIRMIMET

Thomas Strakosha pritet të ketë një fanellë titullari në portë. Përpara tij, krahas Veselit në rastin më të mirë, do të jetë Gjimshiti në qendër dhe Ismajli si qendror i djathtë. Teksa Roshi dhe Ermir Lenjani priten respektivisht nga e djathta dhe e majta, në qendër të mesfushës me gjasë do të zbresin Bare e Memushaj, djathtas dhe majtas, me Klaus Gjasulën si kontrollor.

Kapiteni i Paderbornit në Gjermani pritet si lojtari përpara mbrojtjes dhe në qendër të mesfushës dhe manovrës mbrojtëse apo sulmuese të ekipit. Në sulm, pritet që dyshja e cila gatoi suksesin ndaj Islandës, Rei Manaj dhe Sokol Cikalleshi të gradohen edhe në këtë 90-minutësh si titullarë.

Për Turqinë pritet një “tredhëmbësh” në skemën 4- 3-3. Dilema në portë me portierin Mert dhe përpara, zgjedhjet e Gynesh duken më të sigurta.

TURQI

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura