Ronela: Në klipin e ri do ketë edhe përdhunim, jo vetëm puthje e dashuriçka

Jan 23, 2016 | 13:06
SHPËRNDAJE

‘’A do si kjo’’ si video besoj se është mbyllja më e mirë për vitin që lamë pas, duke qenë se secili vit për një njeri ka ulje dhe ngritjet e veta.

E vetmja gjë e 2015-s që kam pasur për të mirë, kënga ka ecur mirë, edhe pse nuk e kam vrarë veten dhe t’u them kolegëve: Ej, më bëni pak suport për këngën. Thuhet që është marketing, por reklamë të keqe nuk dua. Normalisht e dua vëmendjen, siç e duan të gjithë, por e dua kur e bëj vetë, kur mendoj se është mirë.

Duke u kthyer tek ajo skena e përfolur, s’kishte lidhje fare me ISIS-in se jam totalisht kundër këtyre gjërave’’, shprehet në fillim të bisedës së saj këngëtarja e njohur Ronela Hajati.

ronela2

Ajo ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për mospublikimin e projektit ‘’Tiger’’, paçka se doli traileri i videos, si edhe për largimin nga produksioni që bëri Ronela.

‘’Unë ika nga produksioni ku isha, për shkak të keqkuptimeve që patëm atje dhe nuk donin ta nxirrnin projektin. Kur je i punësuar, i menaxhuar, apo në varësi të dikujt tjetër, nuk janë gjërat në dorën tënde. Kjo është gjëja më e keqe. Çdo artist duhet të ketë rreth vetes njerëz që punojnë për imazhin e artistit e jo të prishësh imazhin. Ata nuk donin, ok. Do të bëj aq shumë klipe, sa që nuk dua t’i shohmë’’, thotë këngëtarja Hajati, duke shtuar se në të ardhmen ai klip edhe mund të dalë: ‘’Unë kam nxjerrë në Instagram klip nga kënga dhe ku i dihet, mbase edhe del. Ndoshta pa klip, vetëm në versionin audio’’.

ronela-hajati1

Sa i përket jetës private, u përfol një lidhje e saj me Young Zerkën, gjë që ajo e hedh poshtë: ‘’Ishte lajmi që ka dalë në prill për lidhjen me Young Zerkën, që nuk figuronte as si ide, kam inat e më besdisin gjëra në ajër e thashetheme që shumica dalin nga zilia. Nuk dua të mendoj kështu, se do t’i jap rëndësi vetes, nuk e di, ka njerëz kaq të poshtër’’, thotë Ronela, e cila paralajmëron klipin e ri për këtë fillimvit, që do të jetë vazhdim i ‘’Malagatës’’, por këtë herë pak më ndryshe.

‘’Projekti më i ri do të jetë vazhdimi i ‘Malagatës’. Këngën nuk do ta bëj në Tiranë, por si video vetëm. Skenari që do ketë dramë e tragjedi, do lidhet me klipin që kam pasur, nuk do ketë puthje e dashuriçka, por do të ketë përdhunim’’.

Përgatiti: BLERAND REXHEPI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura