Ronaldo përsërit skemën “De Ligt”, ylli i Juves gati të bindë sulmuesin që po mahnit Europën

Nov 1, 2019 | 9:00
SHPËRNDAJE

Edhe Juventusi ka hyrë në garë për sulmuesin e Salcburgut, Erling Haland.

191023222437-haland-salzburg-meditation-exlarge-169

Talenti 19-vjeçar norvegjez i ka mahnitur të gjithë me paraqitjet e tij gjatë këtij sezoni (ka shënuar 22 gola në vetëm 15 paraqitje për gjigantin austriak), gjë që ka marrë vëmendjen e shumë klubeve të mëdha europiane.

Sipas disa spekulimeve nga mediat italiane, edhe “Zonja e Vjetër” dëshiron ta transferojë lojtarin gjatë merkatos së dimrit. Disa raportime thonë që kampioni i Italisë është i gatshëm të paguajë 40 milionë euro për lojtarin.

Një nga sponsorët e tij në Torino është Kristiano Ronaldo, i cili tani dëshiron të bindë një tjetër “xhevahir” për t’u transferuar në Serinë A pas Matajs De Ligtit nga Ajaksi.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura