Ronaldo njeriu i rekordeve në futboll, kompania gjigante e veshjeve publikon videon speciale për portugezin

Sep 2, 2021 | 17:09
SHPËRNDAJE

Dygolëshi i shënuar mbrëmjen e djeshme ndaj Irlandës, futi Kristiano Ronaldo në histori të futbollit duke u bërë golashënuesi më i mirë me fanellën e një kombëtareje.

ronaldo rekordi

Ylli portugez arrit kuotën e 111 golave duke lënë pas sulmuesin e Iranit, Ali Daei i cili mbante rekordin me 109 gola të realizuar në karrierë me fanellën e kombëtares. Megjithëse vlerësimet për këtë arritje erdhën nga e gjithë bota e futbollit dhe jo vetëm, kompania e njohur e veshjeve sportive “Nike” ka publikuar një video të veçante kushtuar Kristiano Ronaldos.

Filmimet vijën nga vendlindja e portugezit në Madeira të Portugalisë ku 36-vjeçari shikohet si idhull. Në qytetin e vogël portugez shikohet që gjithçka është e ndërthurur rreth Ronaldos, madje dhe fushat e vogla të futbollit në lagje.

Videoja është pëlqyer shumë duke marrë mjaft komentet pozitive nga tifozët e futbollit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura