Ronaldo i dëshpëruar për t’u larguar nga United, agjenti i portugezit ia ofron kartonin e tij Milanit dhe Interit

Aug 14, 2022 | 12:18
SHPËRNDAJE

Kristiano Ronaldo duket se po përpiqet me çdo mënyrë të largohet nga Junajtid, me agjentin e tij Zhorzh Mendes që është duke punuar intensivisht për ti gjetur portugezit një skuadër të re, ku në orët e fundit ka dalë në skenë dhe një lajm i bujshëm si kartoni i tij i është ofruar dhe dy klubeve të Milanos, Interit dhe Milanit.

ronaldo_image_gpo

Ka qenë gazetari sportiv Tankredi Palmeri që e ka publikuar lajmin e bujshëm në “Twitter” duke përmendur gjithashtu se dy klubet e kanë refuzuar këtë propozim nga ana e agjentit të portugezit.

Interi dhe Milani i kanë konsideruar kostot e operacionit si shumë të larta dhe nuk kanë dashur të investojnë te Ronaldo që së shpejti do të mbushë 38 vjeç, me portugezin që duhet të vazhdojë kështu kërkimin për skuadrën e re.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura