Ronaldo godet tifozin, ja si vepron më pas (VIDEO)

Apr 24, 2015 | 12:50
SHPËRNDAJE

Kristiano Ronaldo vazhdon të jetë një ndër lojtarët më të spikatur në media. Kjo jo vetëm për faktin se është lojtari më i mirë në botë, por dhe për humanizmin që tregon në shumë raste në stadium dhe jashtë tij, ndaj tifozëve dhe njerzve në nevojë.
 

Një rast i fundit, i freskët është dhe ai ditës së mërkure në përballjen ndaj Atletiko Madridit.

Ylli portugez para startimit të sfidës, ndodhej me ekipin në fushë duke u stërvitur, ndërkohë që ka goditur pa dashje me top një vogëlush, tifoz i Realit të Madridit.

30-vjeçari pasi kuptoi që kishte lënduar djaloshin e vogël, shkoi pranë tij dhe i dhuroi fanellën. Ndërsa vogëlushi ishte i përlotur, u gëzua teksa “Topi i Artë” i dhuroi atij bluzen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura