Ronaldo godet të miturin me top, i kërkon ndjesë duke i dhuruar bluzën

Apr 23, 2015 | 23:23
SHPËRNDAJE

Kristiano Ronaldo bëhet sërish protagonist në fushën e blertë, por këtë herë jo duke shënuar. Në ndeshjen e luajtur një ditë më parë ndaj skuadrës së Atletikos, gjatë një goditjeje të lirë, Ronaldo goditi me top njërin prej fëmijëve që qëndronin pas portës.

Menjëherë rojet e sigurisë iu afruan të miturit për t’iu gjendur pranë, ndërkohë që ai shfaqej duke qarë. Ronaldo i cili pa se trajektorja e goditi fëmijën, iu afrua duke i dhuruar bluzën e tij. Ky gjest i lojtarit u duk se u pranua nga i mituri i cili u shfaq më i gëzuar kur Ronaldo iu afrua dhe i dhuroi bluzën e tij. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura