Ronaldo akoma më pranë Italisë, ja kush është “aleati” i Juventusit për transferimin e portugezit

Jul 8, 2018 | 21:07
SHPËRNDAJE

Kristiano Ronaldo kërkon një sfidë të re në karrierën e tij, dhe me shumë mundësi ai do të zgjedhë Torinon si qytetin ku do të vazhdojë të shfaqë talentin. Dhe, një “aleat” tjetër për Juventusin që të transferojë portugezin, është edhe ligji i taksave në Itali.

ronaldo

Në Itali ekziston një rregull në mënyrë që të tërheqë investitorët e huaj, që mund të favorizojë edhe yjet e sportit. Nëse një taksapagues i cili mbërrin në Itali, dhe nuk ka jetuar atje për të paktën 9 nga 10 vitet e fundit, ai mund të përfitojë një lehtësim, që i lejon të paguajë maksimumi 100 mijë euro për të ardhurat që vijnë nga jashtë. Kjo do përfshinte kontratat e sponsorizimit, apo edhe pronat e paluajtshme.

Gjithsesi, ky ligj nuk përfshin të ardhurat që vijnë nga Italia, si për shembull rrogën që Juventusi do i paguajë Ronaldos, por do jetë i vlefshëm për të gjitha kontratat të firmosura me kompanitë kudo rref botës. “Aleati i Juventusit”, komentonte sot ‘Corriere dello Sport’ për këtë situatë të Ronaldos, i cili mesa duket do e dojë shumë Italinë në krahasim me Spanjën, ku edhe u dënua me 20 milionë euro për mashtrime me taksat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura