Ronaldinjo: Pas largimit të Mesit Barcelona duhet të…

Sep 2, 2018 | 14:14
SHPËRNDAJE

Ronaldinjo është padyshim një nga futbollistët që ka mahnitur botën me veprimet që bëntë në fushë. Ai nuk e fsheh se është një fans i numrit 10 të Barcelonës, Lionel Mesit.

411021_TS_02-09-18_5690197526_

“Mesi e ka nderuar më shumë se kushdo atë fanellë dhe atë numër. Nuk kam dyshim për këtë. Ai është futbollisti më  i mirë i historisë së këtij klubi. Unë shpresoj që ai të luaj edhe për 20 vitë të tjera. Nuk di të them nëse ai është më i miri i historisë së futbollit, pasi secili ka bërë epokën e tij. Mesi është një nga më të mëdhenjtë në histori dhe Barcelona duhet të heq numrin 10 nga qarkullimi kur ai të largohet” u shpreh braziliani. Ronaldinjo luajti 145 ndeshje për Barcelonën dhe shënoi 70 gola.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura