Rona Nishliu në lidhje të konsoliduar me djalin nga Tirana

Feb 20, 2015 | 11:03
SHPËRNDAJE


Dashuria është arsyeja pse këngëtarja Rona Nishliu shihet gjithmonë e më shumë në Tiranë këto dy vitet e fundit. Paparaci ynë e ka fotografuar këngëtaren në rrugët e kryeqytetit me partnerin e saj që nga viti 2013, një djalë nga Tirana që quhet Flori. Edhe pse Rona nuk ka preferuar të flasë në media për këtë lidhje, ajo tashmë në të gjitha eventet shkon e shoqëruar me të dashurin, siç ishte dhe balloja presidenciale në fundvit. Rona është këngëtarja që ka arritur deri më tani pozicionin më të mirë, duke u renditur e pesta në Festivalin Europian. Kjo histori e re dashurie është e dyta lidhje serioze e këngëtares pas lidhjes së përfolur tetëvjeçare, së cilës i dha fund në vitin 2010. Rona ngjalli debate dhe u bë shumë e njohur me këngën “Suus”, e cila numëroi shumë klikime pas debutimit nga këngëtarja në Baku të Azerbajxhanit. Ajo është shprehur se ndihet e realizuar deri tani në karrierën e saj muzikore dhe se rrethohet nga njerëzit e duhur që shkruajnë muzikë për të. Pyetjeve të gazetarëve kosovarë nëse me personalitetin e saj do të kishte ambicie në politikë, ajo është shprehur se nuk e sheh veten kurrë të përshirë në këtë terren të egër. Në një intervistë ndryshe për emisionin “Prive” të “Klan Kosova” në 60 sekonda, 28-vjeçarja është shprehur paksa jashtë kornizave. Ajo ka deklaruar se kompozitori i saj i preferuar është Chopin. Duke folur për look-un e kontestuar edhe në Eurosong, ajo është shprehur se para nëntë vitesh ka qenë pa gërshetat që ka tani. Ka pohuar se do dëshironte të notonte me një peshkaqen, se ka kohë që s’ha çokollata etj. Ndërkohë nuk ka hezituar të flasë për marrëdhënien me djemtë, duke u shprehur se asnjëherë nuk është penduar për puthjet që ka dhënë deri tani, si dhe se në emër të dashurisë do ishte arratisur me partnerin pa e ditur se ku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura