Rona Nishliu foto të reja me look të vjetër

Apr 28, 2015 | 11:00
SHPËRNDAJE


Këngëtarja e njohur, e cila përfaqësoi Shqipërinë në “Eurosong” dhe doli me një sukses të jashtëzakonshëm, këto ditë, përveç koncertit që do shfaqet së shpejti, i titulluar ‘’Me motivet tona’’, ka realizuar edhe një fotosesion të ri, në të cilin duket e mrekullueshme, por me look të vjetër. Rona vazhdon ta mbajë stilin e flokëve siç e ka pasur që në daljen e parë në skenë dhe, siç mund të kuptohet, kjo gjë nuk e pengon aspak, madje nuk mendon për ndonjë rifreskim në pamje për vete dhe për fansat që duan ta shohin atë pak më ndryshe. Ndërkaq, këngëtarja Nishliu deri më tani nuk ka komentuar as lidhjen e dashurisë, të cilën suplementi ynë e zbuloi javë më parë, por vazhdon të komentojë vetëm sukseset në muzikë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura