Romët dhe egjiptianët e Lezhës drejt Gjermanisë, kreu i shoqatës: I hoqën nga ndihma ekonomike e i lanë në terr

Apr 27, 2015 | 16:50
SHPËRNDAJE

Vetëm gjatë muajit të fundit numri i Romëve dhe Egjiptianëve të larguar nga Lezha është mbi 300 persona. Këto shifra alarmante janë bërë të ditur nga keu i Shoqates së këtij komuniteti në këtë qytet, Rauf Selimi.

Foto nga lagjia e romeve

Sipas tij, këta banorë e kanë parë si rrugë të vetme shpetimi emigrimin jashtë Shqipërisë, pasi varfëria, papunësia dhe dhe së fundëmi mungesa e energjisë elektrike, janë duke shkaktuar këtë migrim masiv, për të kërkuar azil.

“Kjo është një plagë shumë e madhe e komunitetit Rom dhe Egjiptian, sepse janë shtresa më në nevoje e shoqërisë shqiptare të cilët rrugen e vetme të shpëtimit po e gjejne vetem duke emigruar në vendet e Evropes. Shkaqet dhe arsyet janë nga më të ndryshmet ku kryesorja është papunësia. Së fundmi janë hequr me dhjetra famija nga ndihma ekonomike nga Qeveria Shqiptare, ndërkohë që prej 1 muaj janë edhe në erresirë të plotë me dhjetra familje. Kjo është një situatë alarmante, pasi nuk kanë asnjë llojë mundësia për të jetuar në këtë vend. Vetëm gjatë muajit të fundit janë larguar mbi 300 familje të këtij komuniteti, duke kërkuar azil në vendet e BE-së” tha Rauf Selimi Kreu i Shoqatës së Romëve dhe Egjiptianëve Lezhë.

Numri i të larguarve nga rajoni i Lezhes drejt vendëve të BE-së sa vjen dhe rritet çdo ditë, ndërsa ato i përkasin kryesisht shtresave sociale më në nevoje, që reflektojnë ndaj veshtirsive ekonomike me të cilat janë përballur gjatë muajve të fundit.

E. Hila 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura