Romano Prodi bisedë me Bushatin: Të intensifikohen marrëdhëniet mes dy vendeve, nëse nuk është Italia, vendin e zë Turqia. Ja çfarë thotë për anëtarësimin në BE

Mar 31, 2023 | 18:09
SHPËRNDAJE

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka biseduar në një Podcast me ish kryeministrin dhe ish presidentin e Komisionit Europian, Romano Prodi në lidhje me marrëdhëniet mes dy vendeve dhe zhvillimet politike në botë.

Capture

Prodi thotë se lufta në Ukrainë nuk ka gjasa të mbarojë shpejt. Sipas tij, “një prej pasojave të kësaj lufte është riarmatimi i Gjermanisë, çka në planin afatgjatë do të ndryshojë natyrën e Europës, sepse Europa deri tani ka pasur një motorr të formësuar nga Franca në fushën politike dhe ushtarake dhe nga Gjermania në fushën ekonomike. Gjermania për pesë vjet, do të bëhet lider edhe në politikën e jashtme edhe në politikën ekonomike. Dhe ky është një ndryshim i madh”.

Sipas Prodit “ky është momenti kur Shtetet e Bashkuara duhet të tregojnë një interesim për ta mbajtur të bashkuar Europën, sepse ka interesa objektivisht të ndryshëm ndërmjet SHBA-ve dhe Europës në fushën ekonomike”. Sipas Prodit “për shkak të luftës, Ballkani është harruar. Dhe ky është një gabim shumë i madh.Ballkani Perëndimor duhet patjetër të bëhet pjesë e Bashkimit Europian, sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Ata janë ndalur edhe marrëdhëniet shqiptaro-italiane. “Politika nuk i toleron hapësirat bosh, dhe nëse aty nuk është Italia, vendin e zë Turqia”, deklaron Prodi.

Prodi sugjeron një strategji 5-vjeçare për intensifikimin e lidhjeve dypalëshe, pasi sipas tij “marrëdhëniet janë të mira, marrëdhëniet ekonomike janë të forta, por nuk ka asnjë ide sesi të vijmë tek një strategji që do të jetë shumë e dobishme edhe në funksion të negociatave me Bashkimin Europian”. 

Ish kryeministri italian e gjykon të nevojshëm ndërmarrjen e një aksioni të posaçëm përkundrejt qeverisë franceze, pasi vonesa e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE kthehet në një pengesë dhe jo në aset. Sipas Prodit “kuadri i përbashkët politik është i dobishëm për t’i kujtuar Italisë se ky është mision i saj. Ky nuk është një hap i papërfillshëm por një progres i rëndësishëm”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura