Romanca me Butrint Imerin, Kiara Tito tregohet e prerë dhe zbulon a është në një lidhje dashurie

Jul 7, 2020 | 15:55
SHPËRNDAJE

Kiara Tito i ka dhënë fund njëherë e mirë lajmeve se ka qenë e lidhur me Butrint Imerin.

Moderatorja e njohur zhvilloi një mini-intervistë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, ku u pyet nëse ka qenë në një marrëdhënie me ndonjë nga personazhet e njohur.

“Jo,”- është përgjigjur prerë Kiara Tito.

Ajo gjithashtu zbuloi se për momentin nuk është në një lidhje dashurie.

“Ke të dashur”- u pyet moderatorja nga ndjekësit, e cila u përgjigj: “Jo!”

Kiara Tito është përfolur për një lidhje dashurie me këngëtarin Butrint Imeri, por asnjëri prej tyre nuk i konfirmoi lajmet.

Moderatorja ka qenë pjesë e klipit të Butrint Imerit në  këngën me titull “Hajt Hajt”.

/Panoramaplus.al

     

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura